Për të gjithë aventurierët, ofrohen $60,000 për 6 muaj jetesë në…Kankun! 0 174

Mirë i bëtë llogaritë, rezulton se do të merrni plot $10,000 në fund të muajit. Dhe jo, nuk po flasim për eksperienca të tmerrshme, ku kandidati lëshohet në xhungël dhe duhet t’ia dalë mbanë vetë. Bëhet fjalë për një pozicion pune, që aventurierët vështirë t’i thonë ‘jo’! Gjithçka ju duhet është një pasaportë e vlefshme dhe mosha mbi 18 vjeç, si dhe zero eksperiencë. (Nëse i quani dhe këto kushte…)

Cancun.com ka shpallur tashmë ofertat për këtë pozicion, duke bërë thirrje që kandidatët ta mendojnë mirë se çfarë do të marrin në këmbim. Çdo shpenzim i mbuluar, të apasionuarve pas udhëtimeve (dhe parave…dhe luksit…) do t’iu duhet të përjetojnë eksperiencën e të jetuarit në hotelet dhe komplekset më të shtrenjta në Kankun, në mënyrë që të përgatiten për një eksperiencë krejt ndryshe reklamimi të asaj çka kanë përjetuar në realitet. Fotot dhe videot e realizuara gjatë kohës së qendrimit atje duhet të shpërndahen në rrjetet sociale. “Po kërkojmë për njeriun e duhur që do të mund të na ndihmojë të reklamojë Kankunin dhe kulturën tonë në pjesën tjetër të botës”, është shprehur Chad Meyerson, menaxheri i përgjithshëm i Cancun.com.

Sipas të dhënave të mëtejshme, i përzgjedhuri duhet të jetë i gatshëm të jetojë pa ndërprerje në Kankun, nga marsi i 2018-tës, deri në gusht të po të njejtit vit. Nuk e kuptojmë se ç’duhet më tepër për ta cilësuar një punë si ‘ideale’…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *