Pitt i vendosur për të qenë baba më i mirë, ja se çfarë bën për fëmijët e tij 0 314

Brad Pitt duket se më në fund ka filluar ta marrë seriozisht terapinë që ka filluar që pas divorcit nga Angelina. Qëllimi i tij është të bëhet një prind më i mirë, e për këtë aktori 54-vjeçar ka hequr dorë nga pijet alkoolike duke u angazhuar plotësisht në programin e rehabilitimit.dhe e gjitha kjo vjen si një përpjekje për të rimarrë fëmijët e tij.

Sipas “Us Weekly”, Pitt tashmë jeton shumë afër me shtëpinë e Angelinës, ndërsa fëmijët lëvizin sa nga njëri prind tek tjetri. Ndonëse nuk shoqërohen nga aktorët, por nga truprojat. Ndërsa Brad nuk del shpeshherë me ta, por preferon më shumë të kalojë kohë brenda shtëpisë.

“Brad po punon shumë për të luftuar varësinë e tij ndaj alkoolit. Ai shkon në terapi çdo javë dhe gjëja që e intereson më së shumti është të përmirësojë veten si një burrë dhe si një baba”, ka thënë një burim i afërt i aktorit për “Us Weekly.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *