KreuCelebrity

Rita Ora sërish në Kosovë, për një super performancë si kurrë më parë!

E mbani mend kur Rita Ora realizoi klipin e këngës “Shine Ya Light” në Kosovë? Ishte një entuziazëm i madh si për shqiptarët e Shqipërisë, ashtu dhe për vendasit, sepse mbi të gjitha këngëtarja dëshmoi se nuk e kishte harruar për asnjë çast origjinën. Në intervista nga më të ndryshmet, Rita duket se vazhdon me të njejtën ndjenjë patriotizmi, por tashmë mësohet se artistja do të jetë dhe një herë pjesë e vendlindjes.

Këtë herë, nuk do të jetë asnjë videoklip apo projekt i ngjashëm që do ta afrojë Ritën kaq pranë. Data 17 shkurt shënon dhe 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, çka ka shtyrë këngëtaren t’i thotë ‘po’ ofertës për të qenë pjesë e koncertit të madh të organizuar enkas për këtë ditë.Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i zëvendës kryeministrit kosovar, Behxhet Pacolli, i cili ka informur gjithashtu që artistja do të udhëtojë me avionijn e tij privat.

Rita ishte njëkohësisht pjesë edhe e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ku ndezi atmosferën me performancën e disa prej këngëve të saj. Dyfish lumturi për shiptarët e Kosovës, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF