Sokol Balla, supersticioz? Ja çfarë shkruan për ditën e parë të punës në Vizion Plus 0 368

2017 u mbyll me një lajm të bujshëm: largimin e Sokol Ballës nga Top Channel.

Ndonëse ishte një lajm i cili kishte qarkulluar prej kohësh në portale, konfirmimi na erdhi mbrëmjen e 31 dhjetorit nga vetë moderatori nëpër mjet një statusi në Twitter.

Vizion Plus është ndalesa e radhës së Ballës, i cili do të vijë në ekran sërish me një emission politik që do të transmetohet çdo të hënë dhe të enjte në orën 21:00 e ndërsa se çfarë emri do të mbajë emisioni nuk dihet ende.

Nuk e dimë nëse është rastësi ose gazetari është supersticioz, pork a vendosur që ditën e parë të punës ta nisë pikërisht në orën 11:11, më 11.01. 2018.

Këtë e ka njoftuar vetë Balla me një postim në Twitter në ambientet e Vizion Plus, ku shkruan: “Ora 11:11, 11 janar. Dita e parë e punës së re”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *