KreuCelebrity

Zhaku revoltohet keqas ndaj Blendi Fevziut dhe Lapsi.al!

Një nga lajmet më të fundit në Lapsi.al, ka shtyrë Zhakun t’i kushtojë një status të gjatë si portalit, ashtu dhe Blendi Fevziut. Në emisionin “Opinion”, Fevziu ka shpallur një sondazh midis drejtueseve të emisioneve shqiptare. I gjithë ky përshkrim, ardhur nga Lapsi.al, është transmetuar kështu për lexuesin: “…Blendi Fevziu ka organizuar një sondazh se kush është moderatorja më e mirë e seksit të të dobët”. Një frazë e tillë ka mjaftuar që Zhaku të shpërthejë në kritika.

“Miq, të dashur, duke lexuar shtypin shqiptar, u shokova shumë nga një shkrim që duket krejt i parëndësishëm, por që pasqyron qartë dhe fort, mentalitetin maskilist dhe injorant të mediave shqiptare”, e ka nisur kështu shkrimin e saj Inida, e cila nuk ka patur pak për të thënë lidhur me rolin dhe figurën e femrave të ekranit. Sipas Zhakut, kjo nuk është hera e parë që e sheh të shkruar etiketimin “seks i dobët” në portalin e lartpërmendur. “…përcaktohen si seks i dobët, personalitete të medias shqiptare, gra të forta dhe të zonja, të cilat meritojnë respekt. Unë edhe kuptimin e këtyre sondazheve nuk e gjej, ashtu sikurse dhe termin “moderatore”, nuk e shoh aspak të përshtatshëm për zonjat dhe zonjushat e mëposhtme”, ka vijuar dhe më tej Inida.

Ajo ka këmbëngulur që personazhet e zgjedhura meritojnë respekt, kryesisht sepse sipas Zhakut, janë pikërisht ato që përbëjnë lajm për median, ashtu sikurse i ka vlerësur si “profesioniste me dhjetëra e njëzetëra vite përvojë si autore, moderatore dhe gazetare”. Dhe, kjo nuk ka qenë gjithçka që ka shqetësuar Inidën. “Edhe diçka, në fund të shkrimit këto zonja dhe zonjusha cilësohen si ‘bukuroshe me silikon’. Sa keq…shumë keq.”, ka përfunduar shkrimi, së cilit i është bashkangjitur edhe lajmi i Lapsi.al… Më poshtë do të gjeni statusin e plotë.

“Miq te dashur, duke lexuar shtypin shqiptar, u shokova shume nga nje shkrim qe duket krejt i parendesisshem, por qe pasqyron qarte dhe fort, mentalitetin maskilist dhe injorant te mediave Shqiptare. Nuk eshte hera e pare qe e shoh tek Lapsi.al, te perdoret termi ” seksi i dobet”, per te percaktuar grate, por kete here me duket vertete e patolerueshme. Ne shkrimin pa emer autori, qe po i bashkengjis ketij komenti, percaktohen si seks i dobet, personalitete te medias Shqiptare, gra te forta dhe te zonja, te cilat meritojne respekt. Une edhe kuptimin e ketyre sondazheve nuk e gjej, sikurse dhe termin ” Moderatore”, nuk e shoh aspak te pershtatshem per zonjat dhe zonjushat e meposhteme. Keto personalitete te medias qe jane rreshtuar ketu, meritojne respekt, shume te madh madje. Pse do thoni ju? E para, sepse fale tyre shihen dhe lexohen mediat tuaja. Po te mos i kishit neper lajme apo programe televizive, nuk di c´do te perbente vlere apo interes ne programacionet dhe dallaveret tuaja. E dyta, jane profesioniste me dhjetera e njezetera vite pervoje si autore, moderatore dhe gazetare. Jane gra ne biznes, te zgjuara dhe qe meritojne levdata per forcen me te cilen ia dolen te shkelqejne ne boten tuaj meskine dhe maskiliste, te dashur ” seksa te forte”. Nuk e di cila eshte zgjidhja, por di qe keto dhe shume te tjera gra shqiptare nuk e marrin asnjehere respektin dhe vleresimin e merituar ne Shqiperi dhe kjo eshte per te qare me te madhe, se jemi ne vitin 2018. Edhe dicka, ne fund te shkrimit keto zonja dhe zonjusha cilesohen si “bukuroshe me silikon”. Sa keq, sa keq… shume keq.”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF