15 janari dita më e trishtë e vitit, ja ushqimet që ju rrisin humorin 0 364

I ftohti i muajit janar, por edhe drita e pakët cila në datën 15 do të jetë me dritën më të dobët gjatë gjithë vitit, bën që ditë të jetë dita më e “keqe” dhe më e ndjeshme e vitit 2018.

Kjo ditë njihet ndryshe si “E hëna blu” dhe shumë njerëz ndihen shumë të ngarkuar emocionalisht. Për ta marrë veten nga kjo mërzi që karakterizohet data 15 janar, fatmirësisht janë disa ushqime të cilat shërbejnë si antidepresivë natyral, duke bërë që t’ju rikthehet humori i mirë.

Këto ushqime kanë aftësinë për të nxitur prodhimin e endorfinës dhe ndihmon organizmin për të patur një ndjesi të mirë dhe të shëndetshme. Më poshtë po radhisim disa nga këto ushqime.

Karbohidratet

Karbohidratet na bëjnë të lumtur .Ato janë miq të mirë të serantonimës hormonit të lumturisë. Kështu që duhet të konsumohen pa kaluar masën sepse nëse i konsumojmë pa kriter do shtojmë shumë në peshë.Bëjni recetat me bazë karbohidratet sa më të shëndetshme dhe për të sjellur lumturi .

Vanilja

Disa shije dhe aroma mund të stimulojnë prodhimin e endofinës ,vanilja është shembulli numër një për të na ngritur humorin dhe na mban larg mërzisë dhe stresit.

Speci djegsë

Përveçse një antibiotikë natyral për organizmin ,speci djegës gjithashtu ka elementët bazë për prodhimin e endofinës .Duhet ta konsumoni për të qënë në humor të mirë dhe mos hiqni dorë vetëm se keni ndjesin e djegjes se përfitimet janë të shumta për shëndetin tonë.

Tërshëra

Eshtë një nga drithërat me elemente të pasura minerale për organizmin tonë dhe me aminoacide që ndihmojnë për të përthithur serontonimën hormonin e lumturisë.Tërshëra sduhet të mungojë sidomos në vaktet e mëngjesit për të patur një ditë të lumtur para dhe plot energji.

Çokollata

Pa diskutim është e para e përbërë nga elementë që na ndimojnë për të menduar pozitivisht në humorin tonë dhe është një ”aleate” e rëndësishme e lumturisë tonë.E ëmbël për një jetë të ëmbël dhe me buzëqeshje!

Peshqit me ngjyrë bojëqielli

Janë të pasur me Omega 3 që përmisojnë humorin.Sduhet tju mungojë në dietën tuaj sardelet,sepjet e çdo prodhim deti me nuancën bojëqielli për një humor të mirë në tavolinën tuaj.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *