BMW nuk zhgënjen, rrjedhin foto të serisë 8 0 203

BMW është një nga markat më inovative të makinave për sa i përket teknologjisë që përdor por edhe dizajnit të makinave të saj të cilat janë të famshme në të gjithë botën dhe një nga markat e preferuar për sa i përket komoditetit në udhëtim por edhe shpejtësisë së tyre.

Edhe këtë herë ashtu si ka ndodhur edhe më parë, kanë rrjedhur fotografitë e parë të BMW Seria 8, një makinë që shumë fansa prisnin me padurim për të parë dizajnin por edhe performancën e saj, pasi BMW ka premtuar një makinë super sportive por edhe me shumë klas.

Ashtu si pritej, kompania nuk ka zhgënjyer, ajo ka ridizanjuar komplet makinën, e ndërkohë që detajet teknike dhe motorike të makinës mbeten ende sekret pamja e saj sugjeron një makinë shumë të shpejtë, por edhe shumë komode.

Ende nuk është dhënë një datë e saktë për sa i përket prezantimit dhe hedhjes në treg të serisë së re, ndërkohë që bëhet e ditur se për serinë 8 ka disa lloje modelesh të cilat mund t’i përshtaten çdo personi

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *