Do zëvendësojë Ballën në Top Channel? Sonila Meço: Nuk rikthehem në ‘kazan’ 0 984

Pas largimit të Sokol Ballës nga Top Channel, të gjithë filluan të mendonin zvendësuesin e tij.

Prej disa ditësh, flitej se do të ishte Sonila Meço. Moderatorja e njohur, është shkëputur nga ekrani që pas mbylljes së ‘Agon Channel’ rreth dy vite më parë dhe mendohej se do të ishte pikërisht Top Channel, TV që do ta rikthente atë  pas një mungese të gjatë, por jo.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Sonila Meço ka pushuar të gjithë zërat që flisnin për rikthimin e saj të mundshëm në Top, duke e quajtur këtë të fundit si ‘kazan’, etiketim i përdorur ky shumë nga kryeministri Edi Rama.

Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme dhe më të rëndësishme në vend. Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar në emrin tim. Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj dhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as‘kazan’ e as media regjimi.”-shkruan Meço.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *