KreuCelebrity

Dy arsye të forta pse William dhe Kate vendosën që fëmijët e tyre të mos shkojnë në të njëjtën shkollë?

Duke u nisur nga një mentalitet paksa shqiptar, që fëmija më i vogël shkon në shkollën ku ka studiuar fëmija i madh, pasi prindërit janë njohur me mënyrën e punës aty, me mësuesin, e kështu me radhë, të gjithë pritën që princesha Charlotte të vazhdonte kopshtin, aty ku e ka qenë edhe princ George, por jo.

Princ william dhe Dukesha Kate njoftuan se Charlotte do të shkojë në shkollën e fëmijëve Willcocks dhe jo Thomas’s Battersea, për këtë ka dhënë dy arsye. Së pari, Willcocks është shumë pranë Kensington Palace, ndërsa shkolla e George është shumë larg, dhe së dyti, Kate dhe William janë shprehur se kanë mbetur të impresionuar nga puna e bërë në Willcocks.
Epo janë dy arsye të mjaftueshme, apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF