KreuCelebrity

Flet Big Mama, tregon arsyen e ndarjes nga i dashuri

Ajo është një nga personazhet e skenës më të dashura për të gjithë shqiptarët, ndërkohë që vitin që lam pas ajo ka bërë shumë ndryshime në jetën e saj. Shpesh herë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, jo vetëm për ndryshimin e pamjes së saj por edhe për ndarjen nga i dashuri.

Gjatë një interviste për Prive, këngëtarja me origjinë shqiptare nga Maqedonia ka folur edhe për jetën e saj personale, ku ka treguar gjithashtu edhe për historin e saj të dashurisë dhe shkakun e përfundimit të saj.

Big Mama është shprehur se lidhja e saj me të dashurin ka zgjatur rreth një vitë dhe ka qenë një lidhje serioze, por gjërat nuk kanë shkuar ashtu si ata i kishin menduar. Big- u tha gjithashtu se  ajo dhe ish i dashuri i saj kanë vendosur të dy që t’i japin fund lidhjes së tyre.

Këngëtarja bukuroshe ka folur gjithashtu edhe për sa i përket këngës së saj të fundit me titull “Zemra e Ndalume”. Ajo është shprehur se kjo këngë nuk i është dedikuar ish të dashurit të saj, pasi kënga ishte bërë shumë më herët se lidhja të merrte fund.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF