KreuStil Jetese

Gabimi i mëngjesit që nuk ju lejon të humbisni peshë

Nëse dëshironi që të humbisni peshë nuk duhet të harroni që kjo gjë fillimisht fillon me metabolizmin i cili është i ndryshëm në çdo njeri. Sipas dietologëve nuk ka rëndësi nëse mbani dieta të forta, e rëndësishme është të gjendet mënyra më e mirë që metabolizmi ti djeg sa më shpejt kaloritë e marra nga ushqimi.

E nëse ju jeni një nga ata persona të cilët nuk konsumojnë mëngjes, ky është një gabim të cilin duhet ta filloni ta korrigjoni, pasi kjo shkakton dëme në metabolizëm duke e çrregulluar atë.

“Shmangia e mëngjesit është një nga gjërat më të këqija që bëni nëse doni të bini nga pesha, sepse kjo e bën metabolizmin të punojë më ngadalë. Nëse nuk ha, truri i dërgon një mesazh pjesës tjetër të trupit të ruajë energjinë, duke e sinjalizuar atë të mbaj yndyrën që po përpiqeni ta zhdukni”, thotë Jenny Sugar, dietologe.

Dietologët tregojnë se mëngjesi duhet konsumuar patjetër për t’i dhënë sinjale trupit që mund të djegi yndyrën që kemi në trup gjatë ditës pasi ajo mund të zëvendësohet nga ushqimi i konsumuar. Ndërkohë që duhet të tregoni kujdes për sa i përket ushqimit dhe dietologët këshillojnë që në mëngjes të konsumoni vezë, tërshërë dhe ushqime të tjera të pasura me proteina.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF