Harrojini fotot nudo, këtë vendim nuk e prisnim kurrë nga Bleona 0 1226

Ndonëse ndodhet km larg nesh, Bleona Qereti vijon të mbetet në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe kjo për shkak të natyrës së saj provokative.

Është e pothuajse e pamundur që të gjejmë një foto në profilin e saj, që nuk ndez debat tek ndjekësit e saj. Atë ose e duan, ose e urrejnë. Nuk ka një të mesme të artë kur bëhet fjalë për Bleona Qeretin. Por duket se këngëtarja bukuroshe ka marrë një vendim për t’u zhdukur nga rrjetet sociale. Mund të ju duket paksa e çuditshme, pasi në ditët e sotme rrjetet sociale janë kthyer në një domosdoshmëri, si dhe për artistët një mjet punë, por Bleona duket shumë e vendosur.

Në një postim në Instastory, ajo shkruan: “Detox për një javë- lamtumirë rrjete sociale”

Të paktën jo përgjithmonë, vetëm një javë. Ne jemi paksa skeptikë që Bleona do ta mbajë fjalën, të qëndrojë një javë pa rrjetet sociale, por gjithsesi nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *