Historia tronditëse e Eliza Dushkut: Jam abuzuar seksualisht në Hollywood kur isha 12 vjeç 0 585

Listës së gjatë të viktimave të abuzimit seksual në ‘Hollywood” i është shtuar edhe aktorja shqiptare Eliza Dushku.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ajo ka rrëfyer një moment tronditës në jetën e saj: momentin kur është abuzuar seksualisht teksa ishte ende fëmijë nga një nga koordinatorët kryesor të Hollywood-it.

Në moshën 12 vjeçare,  kur ajo ishte pjesë e filmit “True Lies”, Joel Kramer, personi i cili duhet të kujdesej për sigurinë e aktores, atëherë 36 vjeç, pasi kishte fituar besimin e prindërve të saj, e kishte marrë aktoren me justifikimin se do ta çonte në pishina për të notuar, por nuk ndodhi kështu. Eliza shkruan se ai e kishte dërguar në dhomën e një hoteli në Miami. Për disa minuta ishte zhdukur në tualet prej nga kishte dalë i zhveshur, vetëm me një peshqir. E frikësuar, ajo kishte tentuar që të largohej, por e kishte pasur të pamundur që t’i bënte ballë forcës së një mashkulli 36-vjeçar.

Guximin për të folur për këtë histori tronditëse në jetën e saj, shkruan se e mori falë rrëfimeve që kanë bërë kolegët e saj më herët për raste të ngjashme, të ndodhur në botën e Hollywood-it, një botë e cila adhurohet nga të gjithë, por që nuk është aq e bukur sa duket. Sot, Kramer është denoncuar publikisht dhe nga shumë emra të njohur të Hollywood-it.

“Hollywood ka qenë shumë i mirë për mua në shumë mënyra. Megjithatë, Hollywood dështoi të më mbrojë, një aktore fëmijë”, mbyll shkrimin Eliza.

Abuzimet seksuale ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, gjithashtu edhe ceremonia e Golden Globe i është dedikuar pikërisht kësaj teme, ku të gjithë artistët ishin veshur vetëm me të zeza.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *