KreuCelebrity

Ndërron jetë babai i moderatores së njohur: Nuk më ka paragjykuar kurrë

Babai i moderatores së njohur amerikane, Ellen Degeneres, ka ndërruar jetë para gjatë kësaj jave, ndërkohë që moderatorja shumë e dashur nga publikua ka zgjedhur që ta ndajë dhimbjen e saj me teleshikuesit.

Gjatë serisë së radhës së emisionit “The Ellen Degeneres Show”, ajo ka ndarë me publikun një nga momentet më të bukura me babain e saj, i cili u nda nga jeta në moshën 92- vjeçare.

“Para se të kalojmë në publicitet dua t’ju tregojë diçka. Humba babin këtë javë. Ai ishte krenar për mua, e pëlqente shumë këtë emision dhe ishte krenar për mua. Ai nuk më paragjykoi kurrë”, është shprehur ajo me lotë në sy.

“Ne kemi bërë pushime vetëm një herë si familje. Shkuam në Ëarner Bros dhe tashmë unë punoj këtu, kam një emision me emrin tim. Ai është shumë krenar për këtë”, vazhojë ajo rrëfimin e saj duke thënë se 10 minuta para se të merrte lajmin e dhimbshëm kishte parë një ylber para ndërtesës ku punonte.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF