Një dasmë në Santorini? Stresi tregon planet e tij për martesë 0 720

“Viti 2018 do jetë viti ynë”. Ishte ky mbishkrimi që Stresi vendosi në foton e parë të shkrepur për 2018 së bashku me të dashurën e tij, Kejsi. Nisur nga kjo të gjithë me shumë të drejtë menduam se shumë shpejt do të kemi dasmë.

Mesa duket kemi pasur të drejtë pasi dëshira është shumë e madhe. I ftuar në ‘Pasditja Ime’, Stresi ka folur për planet e tij për një dasmë në Santorini, larg syvë të të gjithëve. “Varet, dëshira është e madhe po nuk flas dot para kohe!”-u shpreh Stresi.

Ai tregon se nuk është më ai ‘Bad boy’, dhe këtë shndërrim që ka përjetuar, prindërit e tij e kanë pritur shumë mirë. Muzika duket se do ta shoqërojë edhe për një kohë shumë të gjatë, ose në të kundërtën do t’i dedikohet familjes dhe do të bëjë shumë fëmijë, ndonëse tregon se nuk e shesh të ardhmen e tyre aty.

“Nëse nuk bëj më muzikë, do të bëj kalamaj. Por fëmijët e mi nuk do ta kenë të ardhmen në Shqipëri”, tregoi ai.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *