KreuHoroskop

Nuk është më sekret, ja kush janë shenjat më me fat të horoskopit

Dashi
Ndonjëherë mjafton pak kurajë për të pasur forcën e nevojshme për të ndryshuar gjithçka. Ditën e mërkurë Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ndikuar në përmirësimin e situatës. Do të kuptoni se keni bërë gjënë e duhur falë ndikimit të Venusit dhe mbështetjes së të tjerëve. Java do të mbyllet bukur me Diellin që ndikon pozitivisht në shenjën tuaj.

Demi
Gjatë ditëve në vazhdim d t’i keni synimet të qarta, nuk do t’i kushtoni shumë vëmendje hollësive e gjërave të parëndësishme. E mërkura do të jetë dita më e përshtatshme për të bërë një ndryshim të rëndësishëm, por duke filluar nga e enjtja Venusi do t’ju sfidojë të mposhtni dembelizmin tuaj të lindur për të përmbushur të gjitha detyrat. Përfitoni nga rasti në fundjavë për të folur për një çështje private që ju shqetëson.

Binjakët
Do të parapëlqeni të heshtni, të paktën deri të mërkurën kur do të keni të bëni me njerëz të fortë e të vendosur që mund të veprojnë pa e marrë mendimin tuaj. Shpreheni mendimin tuaj vetëm ditën e enjte, kur do të keni mbështetjen e Venusit dhe kënaqësia do të jetë e sigurt. Fundjava do të kalojë e qetë me Diellin në shenjë që do t’ju dhurojë ngrohtësi.

Gaforrja
Duket se këtë javë nuk do të ndodhin ndryshime, por në fakt është krejt e kundërta. Do të gjeni kurajën t’i jepni fund diçkaje që nuk ju vjen për shtat. Por ju këshillohet të mos e ekzagjeroni, sepse Venusi dhe Dielli do të kalojnë në shenjën tuaj gjatë ditëve në vazhdim, duke ju ndihmuar që të keni harmoni shpirtërore dhe të gjeni zgjidhje praktike.

Luani
Gjatë kësaj periudhe ngjani me atë vullkanin që është gati të shpërthejë, por yjet ju këshillojnë që të tregoheni të kujdesshëm në mënyrë që të mos gaboni. Të enjten Venusi do të largohet nga shenja juaj duke ju krijuar vështirësi në aspektin profesional. Të shtunën ju rekomandohet të krijoni aleanca të çmuara për të neutralizuar pengesat që ju vijnë prej qiellit.

Virgjëresha
Kjo do të jetë një javë pozitive me Jupiterin dhe Plutonin në shenjë. E mërkura do të jetë mbase dita më e përshtatshme për të treguar se fjalët tuaja i provoni me fakte, se të lindurit e shenjës së Virgjëreshës e mbajnë gjithmonë fjalën e dhënë. Shijojeni në maksimum këtë javë, duke e ditur që dhe fundjava do të jetë po aq e bukur edhe e mbushur me argëtime.

Peshorja
Ndieni nevojën për t’u çliruar nga pesha që ju rëndon dhe do të keni mbështetjen e planetëve. Të mërkurën duhet të përqendroheni te një problem familjar për t’u ndier më në fund të lirë që t’i përkushtoheni vetes dhe gjërave që ju pëlqejnë. Venusi dhe Dielli do të bëhen aleatët tuaj në ditët në vazhdim duke ju dhuruar qetësinë shpirtërore. Fundjava do të jetë e mbushur me argëtim.

Akrepi
Prania e Jupiterit dhe Marsit në shenjën tuaj ndikon që ju të ndiheni të fortë dhe energjikë. Por mos e shfaqni hapur sigurinë tuaj, sepse mund t’i shkaktoni druajtje dikujt. Të mërkurën shumë prej jush nën ndikimin e Hënës së re do të ndërgjegjësohen për realitetin që i rrethon. Me Venusin në shenjë do të jeni të detyruar t’i bëni mirë llogaritë dhe të gjeni zgjidhje për problemet që keni.

Shigjetari
Gjatë ditëve në vazhdim Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj e ju do të ndiheni mjaft energjikë. Falë ndikimit të Plutonit do të rigjeni energjinë e brendshme për të përballuar me kurajë të tashmen. Hëna e re do të ndikojë që të keni forcën e nevojshme për të marrë një iniciativë të rëndësishme ditën e mërkurë. Me Venusin në shenjë edhe gjendja juaj shpirtërore do të përmirësohet.

Bricjapi
Mund ta themi me plot gojën që e tashmja juaj do të jetë e mirë. Jupiteri dhe Plutoni do të ndikojnë pozitivisht, duke ju bërë që të ndiheni të kënaqur. Hëna e re do të lindë në shenjën tuaj ditën e mërkurë, duke bërë që diçka të ndryshojë fatin tuaj. Kësisoj duket se largimi i Venusit dhe Diellit nga shenja juaj nuk do t’ju rëndojë aspak. Shfrytëzojini ditët në vazhdim për të bërë gjënë e duhur.

Ujori
Shumë shpejt heshtja e yjeve do të mbarojë dhe Venusi do të kalojë në shenjën e Ujorit ditën e enjte, duke shënuar hapjen e një sezoni të ri gjatë të cilit ju do të jeni protagonistë. Do të ndieni dëshirën që të përfshiheni në çështje të ndryshme dhe do të jeni të aftë te reagoni për veten tuaj dhe njerëzit e dashur për ju. Përpiquni që gjatë kësaj jave të jeni të qetë dhe optimistë.

Peshqit
Këtë javë do të keni gjithë mbështetjen e yjeve, nuk do të hyni në polemika dhe do ta bëni gjithçka me entuziazëm. Nën frymën pozitive të fillimit të javës do të mund t’i jepni formë dhe jetë një projekti. Mos u druani të ndani me njerëzit tuaj të afërt ambiciet dhe qëllimet tuaja, sepse duket se dhe ata ndiejnë nevojën të besojnë në diçka të bukur që ka lidhje me ju.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF