Shtyu koncertin, Alban Skënderaj tregon arsyen 0 805

Këngëtari Alban Skënderaj lajmëroi pak javë më parë se më 9 shkurt do të mbante koncertin e tij “Hapësira e një ëndrre”, ndërkohë që para pak orësh ai ka njoftuar se koncerti i tij do të shtyhej për tu zhvilluar më 2 mars.

Gjithshtu nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale Albani bën të ditur edhe arsyen e shtyrjes së koncertit i cili tashmë ishte planifikuar. Këngëtari shkruan se shkak i shtyrjes së koncertit është bërë një përplasje datash në kalendarin e Pallatit të Kongreseve.

“Të dashur miq, Ju njoftoj se për shkak të një perplasje datash me kalendarin e Pallatin te Kongreseve dhe atë të Orkestrës së RTSH-së Koncerti recital “Hapesira e një Ëndrre“ (në bashkepumin me Orkestrën Simfonike) do te mbahet më datën 2 MARS! Biletat do të dalin në shitje gjatë muajit Janar. Në ditët në vazhdim do t‘ju njoftojmë për datën ekzakte të daljes së biletave. Këtë herë blerja e tyre do të jetë shumë më e thjeshtë dhe praktike. Lajmi i mirë është që do jenë të gjendshme jo vetëm në Tiranë por në të gjitha qytetet shqiptare pasi do të mund të blihen online dhe fizikisht”, shkruan Albani.

“Shume informacione rreth ketij eventi qe do jete me shume se një koncert do te vijne në ditët e javet ne vazhdim.  Jam entuziast dhe besimplotë se do i dhuroj publikut tim shfaqen dhe performancën më artistike dhe profesionale të të gjithë karrieres time këto 15 vjet.  Le ti mbajmë endrrat ndezur dhe zemrat hapur”, përfundon njoftimi i tij.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *