KreuCelebrity

Dy kolegët ‘shpërthejnë’ për Gixharin: “Personazh i mbivlerësuar!”

“Shiko Kush Luan” ka vënë jo rrallë herë personazhet përballë përgjigjeve të vështira, ku shpesh të famshmit kanë shprehur opinionet e sinqerta lidhur me kolegët, dhe jo vetëm. Këtë herë ka qenë bota e aktrimit ajo që është prekur veçanërisht, duke zbuluar disa të vërteta mbi qendrimet mes aktorëve. Përballë janë vënë Delinda Zhupa dhe Gent Hazizi, të cilët ia kanë shprehur në sy njëri-tjetrit se çfarë shihnin problem në interpretim në performancat e secilit.

Delinda ka thënë se Genti duhet të rregullojë artikulimin e fjalëve, ndërsa ky i fundit ka thënë se Zhupa ndonjëherë bërtet më shumë se ç’duhet. Por, deri këtu çdo gjë dukej në rregull, deri sa ka ardhur momenti për një tjetër të vërtetë. “Cili është personazhi më i mbivlerësuar?”, ka qenë pyetja që ka marrë të njejtën përgjigje nga të dy kolegët. Emri i Olta Gixharit ka qenë i zgjedhuri për ‘personazhin e mbivlerësuar’, ndërsa nuk ndodh shpesh që në të tilla raste, të ketë dy mendime të njejta.

A do të ketë Olta ndonjë reagim për këtë situatë vallë?…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF