E mbani mend fitoren e Lorit në…”Dancing With The Stars 4″?! 0 1366

Duket sikur ka kaluar vërtetë shumë kohë. Dhe ndoshta, jo të gjithë e kujtojnë pjesëmarrjen e Lori Hoxhës në “Dancing With The Stars 4”. E ata që e kujtojnë, nuk mund ta harrojnë faktin se trashëgimtarja e Top Channel fitoi vendin e parë në këtë kompeticion. Një detaj të tillë e ka kujtuar vetë Lori, në një intervistë të realizuar për “Guximtarët”.

Hoxha është shprehur se ajo kohë ka qenë një periudhë kur ka kaluar një krizë ekzistenciale, pasi mediat e asocionin për diçka që nuk ishte, e në të njejtën kohë as ajo vetë nuk e kuptonte se ku përkiste. Për Lorin, pjesëmarrja në një format të atillë ishte mundësia e artë për të dëshmuar se trashëgimtarja e Top Channel nuk mund të përflitej vetëm për atë çka mbante prapa mbiemri saj. Madje, në atë periudhë, Lori zbuloi se e la dhe shkollën vetëm për t’iu përkushtuar garës.

Në edicionin e katërt të “Dancing With The Stars”, dalluan emra të tjerë konkurrentësh, si Flaka Krelani, Arjon Muça etj., ndërsa prezantuese në skenë asokohe ishte Jonida Maliqi dhe Armina Mevlani. Koha vërtetë fluturon…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *