KreuHoroskop

Horoskopi ditor, 14 janar 2018

Dashi
Do të pësoni një transformim në mënyrën e të dhuruarit dashuri, që do të tërheqë vëmendjen e partnerit tuaj. Sigurohuni për çdo detaj të mundshëm para se të pranoni një ofertë të sapoardhur pune, në mënyrë që të shkëlqeni pafund.

Demi
Të dashurit dikë që vërtetë beson tek ju do të jetë asgjë më shumë veçse inspirim për ambicie dhe sukses. Do të merrni një vendim financiar që do të sjellë paqe për ju dhe plot të mira për familjen tuaj. Nëse jeni beqarë, një Virgjëreshë do të ndryshojë çdo plan.

Binjakët
Mendimet dhe ndjenjat do të thellohen si kurrë më parë dhe ju do të merrni tre vendime që do t’ju ndryshojnë jetën plotësisht. Nëse takoni dikë për herë të parë dhe ju lind përshtypja se e njihni, atëherë dijeni se keni takuar shpirtin binjak.

Gaforrja
Ana juaj më praktike do t’ju shtyjë që t’i shndërroni idetë kreative në plane përfituese. Investimi total që bëni në dashuri, edhe pse mund t’ju duket më tepër si punë vullnetare, në fakt ju dhuron përfitime kolosale nga pas.

Luani
Pozicionimi i Marsit do t’ju japë kurajon që të udhëhiqni në rrugën e vendimeve të rëndësishme dhe parësore që keni në jetë. Venusi do të jetë në shtëpinë e martesës për 24 ditë, kështu që keni kohë të bollshme për propozime e hapa të tjerë të hedhura në këtë drejtim.

Virgjëresha
Mund ta dizenjoni të ardhmen ashtu sikurse dëshironi duke e trajtuar partnerin me të njejtën dashuri që doni të merrni në këmbim. Vendi ideal për të gjetur dashurinë do të jenë qendrat sportive. Zgjidhini problemet pa e cënuar krenarinë familjare.

Peshorja
Efekti i Saturnit po shton paparashikueshmëri në punë, dhe një shpërthim i juaji mund të japë rezultate pozitive. Mos u habisni aspak nëse merrni një mesazh romantik nga një ish-koleg sot…

Akrepi
Venusi është në lëvizje dhe të njejtën gjë mund të bëni dhe ju, nëse diskutoni çështje shtëpiake me partnerin. Idetë e reja mund të jenë sfiduese, por mund të nxjerrin në sipërfaqje gjenialitetin tuaj në punë.

Shigjetari
Emocionalisht, jeni aq i qetësuar sa ndiheni gati të hidhnj një hap të rëndësishëm në lidhjen tuaj. Në punë, mundësia për të provuar diçka të re do të zbulojë një talent që nuk e prisnit aspak, duke bërë që të mendoni shumë rreth kësaj situate.

Bricjapi
Një ambicie pune apo një projekt personal do të tregojnë shenjat e vërteta të progresit, pasi të jetë testuar durimi juaj. Paqartësitë flaken tutje, dhe ai që dashuroni do të ketë ndjenja të njejta, të paktën për disa kohë.

Ujori
Diskutimet dhe të qenurit realist mbi atë çka do ta bëjë lidhjen tuaj të funksionojë më mirë, mund të duket si një sjellje e ftohtë në pamje të parë, por do të sjellë shumë përfitime dhe avantazhe në realitet. Mos u surprizoni kur të emocionoheni nga një ofertë për punë të dytë ose të tretë.

Peshqit
Nuk është dita juaj më ideale, por në vijim do ta kuptoni se kjo ishte vetëm mbyllja e një jave të ngarkuar. Çdo hap që keni ndërmarr, do t’i sjellë frytet në ditët në vijim. Dashurinë e re mund ta gjeni kudo, mjafton të hidhni sytë ku duhet.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF