Keni probleme me flokët kaçurrela? Ja si t’i stiloni në mënyrën më të thjeshtë 0 745

Flokët kaçurrelë apo me onde janë pa dyshim shumë të bukura, por kur vjen puna për stilimin e tyre duhet pak shkathtësi. Por pasi të keni mësuar artin e stilimit të tyre do të kuptoni se opsionet janë të pafundme. Prandaj harrojini ato që medonit se dinit për flokët kaçurrela dhe ndiqni këto këshilla për ti bërë flokët tuaj të mahnitshëm.

Fillimisht mësoni të doni kaçurrelat tuaja. Ka shumë njerëz që tentojnë të largohen nga kaçurrelat e tyre dhe nuk e pranojnë atë si pjesë të AND-së së tyre. Shumë prej tyre i kanë drejtuar flokët kaçurrela për një kohë aq të gjatë duke sjellë shkatërrimin total të tyre duke mos e kuptuar dhe shfrytëzuar bukurinë që ato kanë.

Mos u përpiqni t’i jepni një formë me zor. Çdo dikë flokët tuaj kaçurrela do të “flasin” me ju dhe kjo është mjaft e rëndësishme për ti kuptuar ata. Besimi ka një rol të madh në këtë pikë. Nëse përpiqeni t’i stiloni ato ndryshe apo t’i jepni një formë që ata nuk duan ta marrin, do të keni një stil aspak autentik. Flokët kaçurrela nuk janë për të pasur një pamje brenda kornizave, prandaj duhet t’i rregulloni e stiloni brenda mundësive që ata ju japin.

Jini të duruar. Nëse bashkohen produktet e duhura dhe durimi, atëhere rezultati nuk mund të jetë ndryshe veçse perfekt. Kurrë mos i rregulloni flokët tuaj nëse jeni me nerva, sepse do të nxitoni e përfundimi nuk do të jetë ai që prisnit.

Bëni pak. Duket klishe, por motoja për flokët kaçurrela është pak a shumë kjo: lajini, aplikoni produktin për flokët kaçurrela, thajini ato me difuzor dhe lërini. Kaq e thjeshtë.

Aplikoni krem stilimi: nëpërmjet gishtave tuaj vendoseni kremin në flokë. Përdoreni atë në seksione të vogla dhe jo të gjithin njëherësh. Më pas merrni një pjesë të vogël të flokëve dhe rrotullojeni rreth gishtit. Përdridhni kështu të gjithë flokët tuaj. Më pas thajini ato me difuzor deri në 90% dhe lërini pastaj të thahen në mënyrë natyrale.  Pas kësaj ndajini flokët e përdredhur në mënyrë që të kenë më shumë volum, e në fund mund të aplikoni edhe një spry për shkëlqim.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *