KreuCelebrity

Kostumin e plazhit të Ledinës ia kemi parë edhe këngëtares me famë botërore…!

Fotot e fundit të Ledina Çelos po çmendin rrjetin, e jo vetëm falë dormave fizike, por edhe për shkak të pozave provokuese të këngëtares. Çelo mdodhet me pushime në Dubai, prej ku dhe ka realizuar një set fotografik me kostume plazhi. Më i fundit që dallonte ishte dizenjo me  shirita bardh e zi, dhe disa qershi të kuqe të shpërndara në mënyrë të çrregullt nga njëra-tjetra.

Nga ana tjetër, nëse ky kostum plazhi ju ngjason i parë diku, nuk po gaboni. Rreth fundit të dhjetorit ishte Demi Lovato ajo që ekspozoi të njejtin model në profilin e saj në Instagram, duke e renditur tek të preferuarit. Edhe pse Lovato e kishte zgjedhur këtë stil për në pishina, Ledina duket se e ka parë më të përshtatshme për atmosferën e plazhit.

Përpos pyetjes se “cilës i shkojnë më shumë?”, nuk duhet të anashkalojmë faktin se Çelo vërtetë na ka lënë gojëhapur!…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF