KreuCelebrity

Mamaja e Selenës thyen heshtjen, tregon si është marrëdhënia e saj me të bijën

Pasi Selena u bashkua me Justin, ka pasur shumë zëra që konfirmonin faktin se nëna e këngëtares nuk ishte aspak dakort për këtë lidhje të tyre. E këto zëra u duk se u vërtetuan pasi u zbulua se Selena dhe nëna e saj, Mandy Teefey nuk e ndiqnin më njëra-tjetrën në në Instagram.

Pas kësaj, të tjerë burim thanë se Mandy kishte përfunduar në spital, në një gjendje aspak të mirë shëndetësore pasi kishte debatuar me të bijën për marrëdhënien e saj me Justin. Dukej se ajo nuk do t’ja fale kurrë Justin gjendjen e rëndë që Selënës iu desh të kalonte për shkak të tij. Por, pavarësisht zërave, as Selena dhe as Mandy nuk kishin reaguar ndaj këtyre informacioneve deri më tani.

Mamaja e Selenës ka thyer heshtjen, ndërsa ka rrëfyer njëherë e mirë të vërtetën për “Gossip Cop”. Ndonëse la të kuptohet se nuk e pëlqen Justin, Mandy u shpreh se Selena është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj si një vajzë e rritur që është.

“Çdo nënë dhe bijë ka mosmarrëveshje. Asnjëherë nuk kemi pretenduar t’i kontrollojmë jetën. Selena është 25-vjeçe dhe i bën vetë zgjedhjet e saj. Le ta jetojë jetë si të dojë për aq kohë sa është e lumtur, e sigurt dhe e shëndetshme”, ka thënë Mandy. E kush është ajo nënë që nuk do më të mirën për fëmijën e saj tek e fundit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF