Pak ditë më parë Rihanna nuk ishte aspak në gjendje të mirë shpirtërore. Ajo e vuajti shumë ndarjen nga jeta të kushëririt të saj, ndërsa të gjithë e pamë trishtimin në fytyrën e saj gjatë varrimit të të ndjerit. E veshur me të bardha, ajo u fotografua teksa qante, kjo edhe për faktin se këngëtarja ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta me të.
E pas gjithë kësaj dhimbje rraskapitëse, Rihannës i duhet pa tjetër një kohë e mirë, një vend i mirë e mbi të gjitha një shoqërie e mirë për të marrë veten. Dhe zgjedhja e saj nuk mund të kishte qenë më perfekte se kaq. Këngëtarja është fotografuar në praninë e sheikut Hassa Jameel në qytetin dashurisë, Parisin.
Ata u përfolën për një lidhje mes tyre vitin e kaluar, ndërsa publikisht asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende asgjë. Gjithsesi nuk duket shumë e nevojshme, pasi fotot e tregojnë qartë lumturinë që ata kanë teksa kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.