KreuCelebrity

Pas gjitha asaj vuajtje kishte ardhur fiks koha për pushime! Rihanna shfaqet  pranë sheikut të saj në Paris

Pak ditë më parë Rihanna nuk ishte aspak në gjendje të mirë shpirtërore. Ajo e vuajti shumë ndarjen nga jeta të kushëririt të saj, ndërsa të gjithë e pamë trishtimin në fytyrën e saj gjatë  varrimit të  të ndjerit. E veshur me të bardha, ajo u fotografua teksa qante, kjo edhe për faktin se këngëtarja ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta me të.

E pas gjithë kësaj dhimbje rraskapitëse, Rihannës i duhet pa tjetër një kohë e mirë, një vend i mirë e mbi të gjitha një shoqërie e mirë për të marrë veten. Dhe zgjedhja e saj nuk mund të kishte qenë më perfekte se kaq. Këngëtarja është fotografuar në praninë e sheikut Hassa Jameel në qytetin dashurisë, Parisin.

Ata u përfolën për një lidhje mes tyre vitin e kaluar, ndërsa publikisht asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ende asgjë. Gjithsesi nuk duket shumë e nevojshme, pasi fotot e tregojnë qartë lumturinë që ata kanë teksa kalojnë kohë pranë njëri-tjetrit.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF