Pas rrëfimit mbi abuzimin, fansat e Eliza Dushkut sulmojnë prindërit e saj, ja si i përgjigjet e ëma 0 587

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku na tronditi të gjithëve dje kur rrëfeu se vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeç edhe ndaj saj është abuzuar seksualisht. Ajo e ndau këtë histori të trishtë në facebook, ku tha se abuzuesi ishte Joel Kramer. Ndër të tjera ajo shtoi se për ngjarjen ishin në dijeni edhe prindërit e saj.

E kjo solli reagime të shumta të ashpra për prindërit e aktores nga komentuesit. Ata i akuzonin prindërit e Dushkut se nuk kishin kryer detyrën e tyre si prindër. “Më vjen keq që të ka ndodhur kjo, por si prind mendoj që ishte përgjegjësia e tyre të bënin diçka. Jam e sigurt që ata kanë pasur frikë se kjo do ndikonte karrierën tënde. Ata të kanë lejuar të shkoje në punë duke e ditur që jeta jote ishte në duart e tij. Edhe pas incidentit ata nuk kanë thënë asgjë”, ka komentuar një ndër fansat e aktores.

Pas kësaj ka reaguar menjëherë edhe mamaja e Elizës, Judithit e cila ka pranuar se nuk kishim guxim ta denonconin me kohë këtë akt të shëmtuar të Kramerit. “E pranoj gjykimin tuaj si nëna e Elizës. Nuk kisha frikë për karrierën e bijë sime, por kisha frikë nga Joel Kramer. E mësova se çfarë kishte ndodhur pas shumë vjetësh. Në atë kohë, Eliza frikësohej të tregonte të gjithë historinë dhe në një mënyre më mbrojti mua sepse e dinte se sa i frikësoja atij personi të fuqishëm. Abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë dhe këtë fillova ta kuptoj pas shumë vitesh”, ka shkruar Judith.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *