Skandali i abuzimeve seksuale në Hollywood, aktori i famshëm kundër grave: Po bëhet një gjueti shtrigash 0 488

Çdo ditë e më shuam femra në Hollywood ngrenë zërin ndaj abuzimeve seksuale që i kanë ndodhur atyre, e duket se kjo çështje po bëhet gjithnjë e më e madhe duke përfshirë emra që kanë bërë histori në kinematografinë botërore. Në mbrojtje të grave të dhunuara u organizua edhe lëvizja “Time is now”, për të inkurajuar çdo femër të tregojë me guxim historinë e trishtë të saj e të vendosë gishtin mbi fajtorët.

Por me sa duket jo të gjithë janë pro kësaj lëvizje. Aktori i njohur, Liam Neeson është ndër të parët meshkuj në Hollywood, i cili ka dalë kundër grave në këtë çështje duke u shprehur se skandali i ngacmimeve seksuale ka nxitur një “gjueti shtrigash”. Këto deklarata të tij pasojnë ato të legjendës së ekranit, Catherine Deneueve, e cila u shpreh disa ditë më parë se burrat po dënohen gabimisht dhe se ata kanë të drejtë dhe janë të lirë të bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre për të joshur një femër.

I ftuar në një televizion irlandez, aktori 65-vjeçar tha: “Ka disa njerëz, njerëz të famshëm, të cilët akuzohen papritur se kanë prekur gjunjët e një vajze dhe papritur po largohen nga programet e tyre. Kjo po kthehet në një “gjueti shtrigash””. Por kur intervistuesi përmendi akuzat me të cilat po përballeshin Harvey Weinstein dhe Kevin Spacey, aktori duket se i mori seriozisht skandalet që i kanë prekur ata.

Tashmë prej disa kohësh HollyWood-i është goditur nga një valë pretendimesh për  abuzime seksuale, ndërsa në Twitter është ndërmarrë nisma “Me Too” për të nxitur viktimat e abuzimeve seksuale për të ndarë historitë e tyre.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *