S’ka hatërmbetje mes tyre, Soni do ta pranonte një bashkëpunim me Florin 0 1878

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi ishin një nga çiftet më të dashur mes personazheve disa vite më parë. Një histori që u kurorëzua me një puthje ‘live’ në skenën e “Kënga Magjike”, pas performancës së duetit “Fluturimi 3470”. Por, rrugët e tyre u ndanë, ndërsa mbrëmja e djeshme ka gjetur Sonin përballë një pyetje të vështirë.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, Malaj është dashur t’i japë një përgjigje pyetjes: a do të bashkëpunojë më me Mumajesin? Edhe pse e zënë ngushtë, përgjigja e Sonit ka surprizuar jo pak. “Pse jo? Ne kemi qenë miq, nuk kemi asgjë me njëri-tjetrin. Nëse do duhej të bashkëpunonim për diçka humanitare, pse jo?”, ka thënë këngëtarja, edhe pse reagime të këtij lloji rrallë i shohim ndër ish-të dashur.

Mesa duket, ndonjë ofertë për duetin e radhës do të vijë shumë shpejt, e nuk është nevoja të themi se çdo gjë në vijim do të vijë më bujshëm se kurrë!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *