KreuBordo Men

Bugatti makina më e shtrenjtë? Gaboheni

Shumë njerëz mendojnë se Buggati është makina më e shtrenjtë në botë që është prodhuar dhe shumë prej ta e kanë gabim. Buggati është vërtet pjesë e listës së 10 makinave më të shtrenjta në botë, por ajo që mban vendin e parë është një Rolls Royce.

Rolls Royce është një emër i njohur në botën e makinave, por jo për shpejtësinë por për luksin e shfrenuar dhe komoditetin të cilin ajo ofron edhe pse kjo lloj makine zotëron një motor shumë të fuqishëm.

Modeli që shihni në foto i Rolls Royce, është një model shumë i veçantë. Shumë adhurues makinash e kanë quajtur edhe makina “sportive” e Rolls Royce. Ky model ofron vetëm dy vende, një çati panoramike dhe sigurisht një luks që shumë prej nesh nuk e imagjinojnë të jenë në një makinë.

Nëse mendoni se ka ardhur koha për një makinë luksoze dhe një Rolls Royce i atillë do të t’i plotësonte të gjitha kërkesat tuaja, sigurohuni që të keni shumën e nevojshme prej 13 milionë dollarësh për ta bërë tuajën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF