Historisë 18-vjeçare i vjen fundi, Eneda Tarifa i jep fund martesës! 0 3815

Edhe pse ishin një ndër çiftet më jetëgjatë mes personazheve shqiptarë, prej kohësh përflitet se historisë së dashurisë mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjës i ka ardhur fundi. Bashkë prej gati dy dekadash, duket se çifti shqiptar nuk do të paraqiten më si çift në sytë e publikut, dhe jo vetëm. Prej vitesh bashkëpronarë të një klubi në kryeqytet, çelja e sezonit të ri e ka gjetur Enedën larg këtij biznesi, ndërsa Erjoni ka vazhduar punën si më parë.

Tarifa është parë në fillim të këtij viti duke kënduar në një nga lokalet konkurrente, çka vulos edhe më shumë ndarjen mes tyre. Dashuria e muzikantëve u duk se u përforcua më shumë me lindjen e vajzës, Aria, por duket se gjithçka tashmë ka shkuar drejt fundit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëri prej personazheve, por mosprania e tyre si çift në evente të ndryshme apo dhe thjesht në përditshmëri, ka bërë që të mos ketë më vend për dyshime.

Mesa duket, 2018-ta nuk paska niaur mbarë për të gjithë…

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *