KreuKuzhine

Ja se si të përgatisni një drekë të shijshme e të shëndetshme për 30 minuta

Një ndërë arsyet e sëmundjeve në ditët e sotme, të cilat shtohen gjithnjë e më shumë, është edhe kequshqyerja. E në fakt në një ditë të ngarkuar me punë vështirë të gjejmë kohë për të vënë tenxheren në zjarr, por edhe nëse kemi kohë uria nuk na lejonë të presim aq gjatë deri sa gjella të bëhet. Në raste të tilla të gjithë ëndërrojmë për një gjellë e cila mund të bëhet në 30 minuta. Epo më në fund e gjetëm. Më poshtë keni recetën:

Supë me patate dhe vezë.

Përbërësit:

4 patate, 4 copë suxhuk, 1 qepë, 5 vezë, 3 lugë miell, 1 lugë speca të bluar jo pikant, vaj, majdanoz, 2 gjethe dafine, 1 lugë gjelle erëza të thata të përziera.

Përgatitja:

Në vaj hidhni qepën e copëtuar imët, pastaj shtoni miellin dhe specat e grirë dhe përzieni me ujë. Hidhni gjethet dafine dhe erëzat e thata. Pastaj shtoni patatet që i keni prerë në copa të vogla. Pas 15 minutave, shtoni suxhukun e prerë në feta dhe vazhdoni ta zieni për rreth 20 minuta. Rrisni nxehtësinë dhe sapo të vlojë hidhni një vezë të papërpunuar dhe lëreni në ngrohje deri sa të jetë gati. Në fund hidhni ca majdanoz të copëtuar.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF