KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur gjendet e vdekur në një hotel

Këngëtarja Dolores O’Riordan është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në një hotel në moshën 46- vjeçare, ndërkohë që nuk janë dhënë detaje për sa i përket shkakut të vdekjes së saj.

Lajmi është bërë i ditur nga publicistja e këngëtares, i cili gjithashtu shtoi se familja, të afërmit dhe miqt e saj ishin të tronditur nga ky lajm.

“Këngëtarja kryesore e grupin irlandez The Cranberries ishte në Londër për një seancë të shkurtër regjistrimi. Asnjë detaj tjetër nuk është i disponueshëm në këto momente. “Anëtarët e familjes janë të shkatërruar pasi kanë dëgjuar lajmet e fundit dhe kanë kërkuar të ruhet privatësia në këtë kohë shumë të vështirë”, është shprehur publicistja.

Këngëtarja është gjetur e vdekur në një dhomë hoteli në Londër, ndërkohë që ajo ka shfaqur edhe problem shëndetësore më parë, pasi në vitin 2017 në turin e saj europian do të anulonte shumë koncerte për shkaqe shëndetësore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF