KreuCelebrity

Kjo është provë dashurie! Këngëtari bën tatuazh sytë e të dashurës

Ata janë një ndër çiftet më të dashur për publikun e gjerë, e ndjenjën e madhe që ushqejnë për njëri-tjetrin nuk kanë hezituar kurrë ta tregojnë.  E kemi fjalën për modelen Gigi Hadid dhe të dashurin e saj, këngëtarin Zayn Malik.

Vetëm tre ditë më parë Zyin pati ditëlindjen dhe e dashura e tij e uroi atë me fjalët më të ëmbla të dashurisë: “Jam krenare që jam krah teje!”, ka shkruar ajo në Instagram pasi ka postuar një foto së bashku me të dashurin.

Por edhe Zyin nuk ka hezituar aspak t’i japë prova dashurie Gigit të tij. Dhe këngëtari nuk ka fjalë, por vepra. Ai ka bërë tatuazh sytë e bukur të Gigit në gjoksin e tij. Këtë gjë e vunë re fansat, pasi këngëtari postoi një foto me kraharorin e zhveshur.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF