KreuCelebrity

Komenti i Ijes te Dua Lipa është epik, Besi: Betohem që nuk kam gisht unë

Tani e kuptuam se nga e ka trashëguar Besi humorin: nga gjyshja e tij, Ija.

Nuk mendojmë se ka shumë nevojë për prezantim kur bëhet fjalë për Ijen, pasi padyshim ajo është gjyshja më e famshme në Shqipëri. Së fundmi, ajo ka hapur Instagram dhe herë pas here poston foto dhe video nga përditshmëria, por gjithashtu ka bërë video live si edhe video me boomerang. Të gjithëve iu bëri përshtypje dhe me shumë të drejtë kanë menduar se qëndron Besi pas saj, por e paskemi pasur shumë gabim.

Ija e menaxhon vetë profilin e saj në Instagram. Ajo i ka bërë një koment këngëtares shqiptare, Dua Lipa ku i kishte shkruar: Ngele me gjuhë jashtë të keqen nëna.

Besi e ka ripostuar në Instastory duke treguar se nuk ka gisht fare në këtë koment, por gjithçka është menduar dhe realizuar nga Ija.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF