KreuCelebrity

Kylie Jenner ka një problem shumë të madh në shtëpinë e saj, por familja nuk e ndihmon dot

Të qenurit një personazh shumë i famshmë, nuk është aspak e thjeshtë.

Pavarësisht benefiteve që fama sjell tek çdo njeri, të jetosh gjithnjë duke vepruar sipas rregullave, duke menduar se çfarë do të thonë njerëzit për ty, nuk tingëllon shumë bukur. Familja Kardashian/ Jenner duke qenë se filmojnë pothuajse çdo moment nga jeta e tyre dhe e transmetojnë në një serial, na duket se nuk kanë një jetë private, por mendojmë gabim.

Së fundmi, e vogla e shtëpisë, Kylie Jenner, e cila prej disa kohësh përflitet se është shtatzënë, ka hasur disa probleme me punonjësit në shtëpi pikërisht për çështje privatësie. Dikush prej tyre ka tentuar të fotografojë Kylie teksa qëndronte në shtëpi, si për të na konfirmuar nëse është ose jo shtatzënë, dhe padyshim fotoja do pushtonte mediat ndërkombëtare, por fatmirësisht Kylie e ka ndalur.  

Gjatë një telefonate, Kris mësoi këtë problem të vajzës së saj të vogël dhe mesa duket nuk ka qenë rasti i parë.

“Unë me të vërtetë ndihem shumë keq për Kylie sepse është gjithnjë dikush që përpiqet të shfrytëzojë nga një situatë e tillë. Të kesh dikë në shtëpi që përpiqet që të të kap foto, është me të vërtetë stresuese. Ne u japim besim njerëzve që na rrethojnë, por gjithashtu duhet të jemi të vëmendshëm në çdo kohë dhe është jashtëzakonisht shqetësuese se nuk mund të qëndrosh rehat në dhomë apo në tualetin e shtëpisë tënde”, tregon Kriss.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF