KreuCelebrity

Ndryshimi i Majlinda Bregut, që habiti dhe vetë motrat e saj…!

E njohim si femër në karrierë, si grua që nuk i trembet debateve, e aq më pak shprehjes së opinioneve. Por, ja që çdokush ka një pikë të dobët, ku mund ta tradhëtojë veten shumë lehtë. Sa herë kemi folur për fobitë?

Epo, Majlinda Bregu e shprehur në mënyrë të tërthortë frikën e saj më të madhe, pikërisht ditën e sotme. Në një foto të postuar në Instagram, Bregu shihet duke mbajtur një qen të vogël të bardhë mbi sup. Deri këtu, gjithçka duket krejt normale, deri sa zbulon sektorin e komenteve. Motrat e saj kanë filluar ta ngacmojnë mbi këtë ndryshim të vënë re në sjelljen e ish-deputetes, duke zbuluar kështu edhe fobinë e saj ndaj qenve. “Ky është revolucion”, “Duhet të jetë pellush lodër…”, kanë qenë komentet me humor drejtuar Bregut.

A post shared by Majlinda Bregu (@m.bregu)

Paska mjaftuar një postim i thjeshtë për të zbuluar diçka më shumë nga ish-deputetja. E sa për frikën ndaj qenve, jo pak njerëz numërohen me të njejtën fobi…

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF