KreuCelebrity

Një pritje mëse e ëmbël, Emina zbulon barkun e rrumbullakosur!

Pak kohë më parë, Emina Cunmulaj bëri të ditur për fansat e saj se është në pritje të ëmbël. Nëpërmjet një fotoje familjare të postuar në Instagram, modelja dha lajmin se shumë shpejtë do të sjellë në jetë fëmijën e dytë. Që nga ajo kohë, e kemi parë jo pak aktive Eminën në rrjetet sociale, ku kryesisht ka përfshirë edhe ndjekësit për disa mendime të caktuara.

Këtë herë, Cunmulaj ka treguar një imazh edhe më të plotë të trupit, duke shfaqur barkun e rrumbullakosur. Në njërën nga fotot, modelja paraqitet e veshur me një fustan të ngushtë ngjitur pas trupit, ndërsa në imazhin tjetër të ndarë vetëm pak orë më parë, Emina duket me barkun e zbuluar, sipër të cilit ka vënë edhe pultin e TV për humor. “Tavolina ime e re”, shkruan ajo, ndërsa duket se po e përjeton më së miri periudhën e shtatzënisë.

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Ndryshe nga shumë personazhe, Cunmulaj nuk e ka problem të ndajë me ndjekësit këto momente të ëmbla. Zgjedhje të ndryshme!

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF