KreuCelebrity

‘Shihni sa është plakur’, reagon këngëtarja shqiptare: Të paktën s’jam artificiale

Mediat rozë, ditët e sotme janë të mbushura plot e përplot me lajme nga më të ndryshmet.

Presioni i madh i drejtuesve në disa portale online për të bërë sa më shumë lajme, shpesh ka rezultuar fatale. Janë të pafundme rastet kur kanë bërë viktimë disa këngëtarë shqiptarë, e ndërsa ka edhe raste si ky i fundit me këngëtaren Eliza Hoxha për të cilën kanë mediat kanë shkruar “shihni sa është plakur këngëtarja Eliza Hoxha”.

Asnjë nuk do të ishte i lumtur nëse do të lexonte diçka të tillë për veten, por reagimi i këngëtares është me të vërtetë për t’u vlerësuar.

“Hahaha puna e budalles…Njeri’ s’plaket kur vjen mosha, njeri’ plaket kur don vet”… Qe besa sot edhe rinohet kur don vet…Ky presioni mbi grate ne moshe te mesme me u duke a me u bo kukulla 18 vjeqe eshte mani idiotike …Hajt tash qarkulloni…Une jam kjo qe jam, dhe nuk matem me cfare kam” … Thote nje kenge e imja… Ende e padegjuar Ndryshimi eshte e verteta jone e vetme… Ama jo ai artificial ..”, shkruan këngëtarja.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF