U fshehën sa mundën, aktorja dhe këngëtari i famshëm u fotgrafuan më në fund së bashku 0 227

Tashmë prej kohësh flitet për një lidhje mes aktores Dakota Johanson dhe këngëtarit Chris Martin, por asnjëri prej tyre nuk ka dhënë asnjë deklaratë rreth këtyre zërave. Ata janë treguar gjithmonë mjaft të kujdesshëm me daljet e tyre, ndërsa ka qenë e vështirë për paparacët që të kapnin një foto të tyre së bashku për ta konfirmuar lajmin që qarkullonte.

E tashmë më në fund ja kanë dalë. Ata janë fotografuar mbrëmjen e djeshme duke darkuar me njëri-tjetrin, në një club të veçantë në Malibu ku duhet të jeshë i antarësuar për të hyrë. Në fotot e publikuara është e qartë se çifti po argëtohen nën shoqërinë e njeri-tjetrit.

Burime të afërta të çiftit kanë konfirmuar për “People” se ata kishin shkuar me makinën e Chris, ku pas takimit me miqtë kanë kaluar një mbrëmje mjaft të bukur. Kjo është hera e parë që Johnson dhe Martin janë fotografuar së bashku që nga koha kur romanca e tyre u përfol në tetor të 2017.

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *