Djalë apo vajzë? Vjen në jetë fëmija i tretë i Kim dhe Kanye!

Ata gëzojnë North dhe Saint, por çifti i famshëm nuk u mjafua me dy fëmijë. Kim deklaroi se dëshironte medoemos një familje të madhe, ashtu sikurse bashkëshorti, edhe pse diçka e pengonte. Mjekët ia kishin ndaluar kategorikisht lindjen e njëfëmije të tretë, për shkak të komplikimeve që ylli i Kardashianeve kishte kaluar gjatë dy shtatzënive të para.

Kështu, Kim dhe Kanye vendosën të punësonin një grua, që të mbante fëmijën e tyre në trupin e saj. Njohur ndryshe si ‘nëna surrogato’, u mësua se vajza ka marrë një shumë marramendëse, përpos trajtimeve, gjatë nëntë muajve të fundit. Sipas TMZ, sot ka ardhur në jetë vogëlushja e Kim dhe Kanye, duke u bërë e njohur kështu edhe gjinia e të porsalindurës. Tashmë me një konfrimim zyrtar nga vetë familja, mësohet se e vogla ka lindur e shëndetshme dhe pa asnjë problem.

Ishte një vit i mbarë për Kardashianët ai që lamë pas, duke qenë se përpos Khloe, mendohet se dhe Kylie do të sjellë në jetë një fëmijë në këtë 2018. Uh, sikur e kanë lënë në të njejtën kohë…!

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *