KreuCelebrity

E paskemi keqkuptuar, këngëtarja shqiptare qenka fejuar para tre vitesh dhe jo dje

Është ndër të paktat këngëtare për të cilën shkruhet shumë pak në mediat online për historinë e saj të dashurisë, pushimet luksoze apo për veshjet e shtrenjta. Kamela Islamaj, është një prej artisteve me zërin më të bukur në Shqipëri dhe ka zgjedhur që të flasë me publikun vetëm me muzikën që bën.

Por një foto e publikuar nga mikesha e saj, Orgesa Zaimi e vuri atë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. “Kamela Islamaj fejohet, shoqja e ngushtë i zbulon sekretin’, ishte ky lajmi që po qarkullonte në media, por duket se fotoja ishte “keqkuptuar”, por “fajin” e kishte Orgesa dhe jo ne.

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Chaud Patate” në Energy Radio, Kamela ka rrëfyer se ajo së bashku me partnerin Truman, DJ e njohur Italian, janë fejuar para tre vitesh, por unaza kishte ardhur paksa me vonesë.

“Orgesa është ekzaltuar shumë nga ardhja e unazës dhe e ka publikuar në rrjetet sociale.”,- u shpreh ajo.

Gjithsesi, ne tashmë mund ta themi që është fejuar zyrtarisht, pasi s’ka fejesë pa unazë apo jo?

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF