Era paska bërë namin me bashkëpunime me këngëtarë të huaj, por Faton Shoshi tregon se ato nuk do të publikohen kurrë! 0 295

Të gjithë u habitëm kur morëm vesh se Faton Shoshi dhe Era Istrefi i kishin dhënë fund bashkëpunimit të tyre. E kjo për faktin se ishte krijuar ideja se ata të dy ishin të pandashëm, por me sa duket ka qenë një ide e gabuar.

Ka qenë vetë Fatoni ai i cili e konfirmoi këtë lajmë, ndërsa në një intervistë për “Prive” ai ka treguar edhe arsyet. Sipas Fatonit ishin mosmarrveshjet e tij me Erën që sollën fundin e bashkëpunimit, teksa u shpreh: ‘Tashmë i kemi të ndara rrugët’.

Ndër të tjera ai përmendi edhe disa këngë të Erës me artistë të njohur ndërkombëtarë, për të cilat tha se nuk do të publikohen kurrë. Ndër to ishte edhe një bashkëpunim me këngëtaren e famshme Sia, por që ne nuk do të mundemi kurrë ta dëgjojmë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *