KreuCelebrity

Ledioni ndan me fansat kujtimin e veçantë: intervistën me O’Riordan!

Dita e djeshme e gjeti botën e muzikës me lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Dolores O’Riordan. Edhe pse askush nuk e priste, këngëtarja e ‘Cranberries’ trishtoi fansat e grupit, dhe jo vetëm. Të menjëhershme kanë qenë shkrimet dhe dedikimet e kolegëve apo të të tjerë figurave publike në rrjetet sociale, ndërsa nga një vend i vogël si Shqipëria, ishte Ledion Liço ai që ndau me ndjekësit një kujtim shumë të veçantë.

Me ardhjen e grupit në kryeqytet rreth viteve 2000, Dolores O’Riordan ishte e ftuara speciale në studion e ‘Top Select’. Asokohe, ishte pikërisht Ledioni ai që drejtonte këtë format, e moderatori nuk mund ta harronte një moment të tillë. “…do të mbetesh gjithmonë në memorien time. Intervista me ty ishte kaq emocionuese, saqë unë dukesha sikur murmurisja gjatë gjithë kohës”, ka shkruar Liço, ndërsa ka publikuar një pjesë shumë të shkurtër video në My Story.

Një eksperiencë e tillë, me siguri ka bërë që Ledioni ta përjetojë edhe më shumë ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtares, e jo pa faj. Nga ana tjetër, nuk është fati i çdokujt të mbarti kujtime të tilla në rrugëtimin e karrierës!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF