KreuCelebrity

Presidenti dekoron Rita Orën

Rita Ora do të jetë prezente ditën e Pavarësisë në Kosovë dhe këtë gjë tashmë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja e njohur. Ndërkohë mediat kosovare bëjnë me dije se në 10 vjetori e Pavarësisë së Kosovës, Rita do të dekorohet nga Presidenti Hashim Thaçi.

Rita është këngëtare me famë botërore e cila është me origjinë nga Kosova, shtet i cili është edhe vendlindja e saj. Bukuroshja i ka kushtuar gjithashtu edhe një këngë vendit të vet kur fitoi Pavarësinë, ndërkohë që tashmë flitet se këngëtarja është duke menduar për të realizuar një tjetër këngë në Kosovë.

Ende nuk dihen shumë detaje për sa i përket këtij projekti, ndërkohë që as këngëtarja vet nuk është prononcuar për këtë gjë edhe pse lajmi ka disa ditë që qarkullon në media.

Rita Ora është duke kaluar një moment shumë të mirë në karrierën e saj, ku kënga e fundit e publikuar arriti të ishte në majën e “Top  Listës” muzikore në të gjithë globin.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF