KreuCelebrity

Sherr mes vëllezërish?! Ja pse Harry e ka lënë të pakënaqur William…

Gjithçka kemi dëgjuar nga Pallati Kensington së fundmi ka qenë fejesa e Harry-t me Meghan Markle. Artikuj pafund për çiftin e ri, e më pak po hidhet dritë mbi Kate dhe William. Një fenomen i tillë duket se nuk e ka kënaqur shumë vëllain e madh të Harry-t, por kjo nuk ka qenë e gjitha.

Burime pranë oborrit mbretëror bëjnë të ditur se William është nervozuar veçanërisht me vizitën që Harry dhe Markle do të bëjnë në Wales. Data e këtij organizimi korrespondon me ditën kur William do të vizitojë Qendrën Spitalore për Fëmijë Evelina. “Ai beson tek projektet, dhe deri më tani ka shtyrë shumë takime, vetëm sepse çifti i ri po e merr gjithçka me shumë nxitim”, ka deklaruar i njejti burim.

Edhe pse në heshtje, duket se lëvizje të tilla kanë ndikuar në marrëdhënien mes çifteve. Tashmë, mbetet për t’u parë ç’do të ndodhë më tej…!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF