KreuCelebrity

Stil edhe gjatë shtazënisë, Teigen sjell kombinimet më të mira gjatë pritjes së ëmbël!

Është një ndër personazhet më të dashura për publikun, e kjo falë natyrës së saj të lirshme dhe plot humor. Chrissy Teigen nuk mbeti thjesht emri i një modeleje tipike, të cilat i shohim nëpër foto e klipe këngëtarësh. Pas lidhjes me John Legend, çifti solli shumë të reja për botën e shoubizit të huaj.

Që nga ajo kohë, kemi parë Teigen të vërë në lojë shumë personazhe në rrjetin social  Twitter, edhe pse kulmi arriti vitin e shkuar, kur detyroi Donald Trump ta bllokonte nga llogaria e tij. Fansat janë mëse të apasionuar pas figurës së Chrissy-t, ndërsa ajo vetë duket si personi ideal për të krijuar një familje të lumtur. Nga ana tjetër, para pak kohësh çifti dha një lajm të ,umtur, pikërisht atë çka tashmë dihet, që familja e tyre do të shtohet me një vgëlush apo vogëlushe.

E kemi parë Chrissy-n të paraqesë pa frikë barkun e rrumbullakosur, e këtë e ka bërë më së miri nëpërmjet kombinimeve të ndryshme. Teigen ka vërtetuar dhe një herë se shtatzënia nuk është aspak pengesë për të qenë plot stil, e këtë ajo di ta bëjë më së miri. Më poshtë do të gjeni disa nga paraqitjet më të bukura të modeles gjatë kësaj pritje të ëmbël të dytë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF