Xhinset, modelet më cool për t’i veshur në 2018-ën

I domosdoshëm, i përjetshëm dhe më i lehti për t’u veshur e për t’u kombinuar pothuajse në të gjitha rastet. Xhinset janë një veshje prej së cilës ne nuk do të heqim kurrë dorë. Trendet për vitin 2018 konfirmojnë klasikët e mëdhenjë, të tillë si skinny xhins, cropped apo ato të bardhë.

Skinny xhins: janë më të lehtat për tu kombinuar. Mund ti vishni shumë mirë edhe kur dilni me të dashurin pasi duke qenë të ngushta ato theksojnë format tuaja. Ata që janë xhins i qartë janë mjaft të rehatshme edhe për në përditshmëri, sidomos kur kombinohen me ndonjë bluzë sportive me shkronja. Të errtat do të dukeshin mirë me një xhaketë e një këmishë për të shkuar në zyrë. Në të dyja ratstet, beli i lartë është një plus për të qenë më elegante.

Si këmbë elefanti: ekzistojnë edhe ato modele të viteve shtatëdhjetë. Ata janë cool sepse të lejojnë të përziesh shijet hippy me diçka më elegante. Pjesa e tyre që hapet nga gjuri e pshtë ju lejon të tregoni edhe këpucët, duke i bërë ato edhe më të përshtatshme.

Boyfrend xhins: një zgjedhje e përkryer nëse ju pëlqejnë veshjet e rehatshme. Me një bel të butë dhe të lirshme, ato do ju tregojnë një profil të rregullt. Mjafton vetëm ti palosni pak nga fundi. Mund ti kombinoni me këisha over size, apo me ndonjë bluzë stil hip-hop.

Xhinset e bardha: trendi i vitit 2018 sjell në vëmendje xhinset e bardha, apo ato me nuanca të lehta. Kështu i jep fund njëherë e mirë tabusë se ato mund të vishen vetëm në verë, pasi tashmë do të bëhen një domosdoshmëri edhe për në dimër.

E gjitha me xhins: nëse jeni të dashuruara pas xhins-it, atëhere mos e kufizoni veten pasi tendencat na lejojnë të vishemi nga koka te këmbët me xhins. Tashë mund të guxoni me këisha e pantallona të së njëjtës pëlhurë dhe të së njëjtës ngjyrë.

Cropped xhins: janë ndoshta risia më e madhe që ka sjellë xhins, duke i bërë kështu ato të duken më afër origjinës së rrugës, por duke ruajtur edhe rafinim. Ata janë mbi kuç dhe të prera. Të përkryera për t’u veshur me këpucë të ulta apo atlete.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *