Aktori i ‘Portokallisë’ na zbulon të dashurën: E di që do jetë nusja ime

Janë të shumtë personazhet publike në Shqipëri që preferojnë që jetën private, aq më tepër kur bëhet fjalë për partnerin/en, ta mbajnë shumë të fshehtë, ashtu sikurse ka edhe të tjerë që publikojnë pafund foto së bashku.

Por, Rezart Veleshnja, aktori i njohur i ‘Portokallisë’ duket se ka zgjedhur një të mesme të artë. Ai, e ka zbuluar identitetin e partneres së tij, ndonëse ende jo të plotë, hap pas hapi: në fillim postonte foto duke mos na treguar fytyrën, tani na e ka zbuluar të plotë, por dimë vetëm inicialet e saj, e megjithatë pavarësisht kësaj, Rezarti duket se është totalisht i bindur që ajo do të jetë bashkëshortja e tij në të ardhmen.

I pyetur nga “Panorama” për këtë histori të re dashurie, aktori tregon: “Mund të them vetëm që e dashura ime jeton prej 20-vitesh në Gjermani, është me profesion mjeke dhe e them me bindje se e shoh si gruan e jetës, pra, do të jetë nusja ime”,- tha Rezi.

my love S!❤️

A post shared by @ rezart.veleshnja on

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *