KreuCelebrity

Bëhet kjo! Trump refuzon të ndajë çadrën me Melanie-n dhe djalin e tyre Barron, i le të lagen në shi

Që kur Donald Trump mori Presidencën e SHBA-ve e kemi parë që marrëdhënia e tij me bashkëshorten, Melanie Trup nuk është shumë e përzemërt. Është mjaft e qartë se ata të dy nuk “vdesin” nga dashuria për njëri-tjetrin, ndërsa ka pasur edhe mjaft gjeste të tyre që duket sikur ndjejnë më shumë inatë. Vetëm pak kohë më parë,  Michael Wolff foli rreth librit të tij “Zjarr dhe furi”, ku vuri theksin te martesa problematike e Presidentit.

Gjithsesi nuk na është dashur një libër për ta kuptuar. Këtë gjë Trump e ka vërtetuar edhe njëherë. Ai është fotografuar teksa hipën në avion, ndërsa moti ishte shumë i keq me shi. Bashkë me të ishte e dhe bashkëshortja, Melanie dhe djali i tyre, Barron. Trump kishte një çadër në dorë dhe teksa ngjiste shkallët e avionit, në vend që ta mbante atë bi gruan dhe djalin, ai ka preferuar mos ta ndajë, por ta ketë të gjithën për vete.

Ky veprim i Trump është kritikuar shumë nga njerëzit, të cilët nuk kanë hezituar ta quajmë atë “egoist”. Epo nuk është hera e parë që Trump bën një veprim të tillë dhe nuk ka për të qenë as e fundit, prandaj bëjmë mirë të qetësohemi!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF