KreuCelebrity

Graniti dhe Leonita kurorzojnë dashurinë e tyre

Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në Londër. Çifti gjatë verës së vitit 2017 organizoi gjithashtu një ceremoni private në Kosovë ku Xhaka dhe Leonita pozuan edhe me veshjet klasike të dasmës.

Ndërkohë tashmë çifti duket se ka vendosur që këtë martesë ta kurorzojë, ku ka qenë Leonita ajo që në rrjetet sociale ka ndarë një fotografi ku ata duken duke nënshkruar. Komentet e urimit nuk kanë munguar nga ndjekësit e saj.

Gjithashtu edhe Xhaka ka publikuar një fotografi të tij së bashku me Leonitën duke nënshkruar të cilën e ka shoqëruar me dixhiturën ““Sot ne nuk jemi vetëm tri vite të mrekullueshme bashkë…Sot ajo është bërë Znj.Xhaka”.

Çifti dukeshin shumë bukur dhe në harmoni me njëri-tjetrn. Leonita dukej elegante me një fustan ngjyrë kafe, gjersa edhe më me stil dukej Graniti në një kostum blu.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF